-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Kodet mafioze’! Bardhi: Dy mesazhet e Veliajt për SPAK-un dhe Ramën

Kryesoret

Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi tha sot nga Berati se Erion Veliaj në fjalën që kishte për arrestimin e drejtorëve kishte dy mesazhe; një për SPAK-un dhe një për Edi Ramën duke i kujtuar Arben Ahmetajn.

Sa keq qeveris Edi Rama jam i bindur që secili në këtë sallë dhe jashtë e dinë më mirë sesa ne sepse më shumë sesa ne keqqeverisjen e tij e ndjeni ju në kurriz cdo ditë me përndjekjen politike që i bëhet popullit opozitar apo cilido që nuk i është bashkuar familjes së rilindjes apo çetës së hajdutëve.

Përpara se të futeshim në takim po dëgjonim bashkëpunëtorin e pesë drejtorëve, kryetarin e bashkisë Tiranë. Ne e tejkaluam përçarjen, por përçarja është edhe më e rëndë në PS. Ne në karrige nuk u zumë për karrige, apo për para. Por këta kanë nisur një luftë të brendshme se kush është më shumë hajdut dhe kush duhet të shkojë më parë në burg.

Erion Veliaj sot kishte dy mesazhe; një për drejtësinë që ishte që drejtorët e mi, kanë bërë punë të mirë për Tiranën dhe nuk duhet ti godisni dhe mesazhin e dytë dhe kryesor e kishte për Edi Ramën. Pse unë duhet të mbaj përgjegjësi për varësit e mi, njëlloj si dy që nuk di cfarë ka bërë zëvendësi jot. Dhe nëse unë mbaj përgjegjësi edhe ti do të mbash përgjegjësi për zëvendësin tënd” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit