-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bardhi: Qeveria gradoi ushtarakët që u dhanë pronat oligarkëve

Kryesoret

Në Komisionin e Ligjeve u miratuarme 13 vota pro, 3 kundër dhe asnjë abstenim ligji për “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”. Për miratimin e ligjeve votoi edhe deputeti i opozitës, Fatmir Mediu.

Kreu i Grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi deklaroi votën kundër për ndryshimet në ligjin për karrierën në Forcat e Armatosura pasi sipas tij nuk garanton ndershmëri. Gjatë fjalës në komision, Bardhi tha se kriteri për të bërë karrierë në ushtri është firma për kalimin e pronave tek oligarkët.

“Ne do ta votojmë kundër këtë  ligj, sepse nuk garanton që ata të cilët kanë bërë karrierë me ndershmëri. E vetmi kriter për karrierë ne Forcat e Armatosura, ka qenë vetëm firmosja e ndonjë prone për oligarkët.

E kemi parë ca ka ndodhur, gradat dhe pozicionet i  kanë marrë ata që kanë firmosur prona, i keni bërë gjeneralë e ndonjë prej tyre e keni çuar edhe në  presidencë. Pra, ky ligj vetëm për këtë behet.

Ne nuk mund  të rrimë pa shprehur shqetësimin , kur shikojmë se në zonat e forcave të armatosura mbillen sipërfaqe të tëra me lënde narkotike. Vlerësojmë çdo oficer karriere, çdo person që ka kontribuar por s’mund të heshtim për politizimin që keni bërë”, u shpreh Gazment Bardhi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit