Në fjalën e tij të përmbrëmshme ish-kryeministri Sali Berisha, u ndal dhe një herët tek ish-zyrtarët e arrestuar në Bashkinë e Tiranës.
Berisha u shpreh se pas tyre qëndrojnë Edi Rama dhe Erion Veliaj. Ish-kryeministri tha se pas hotelit me 5 yje dhe 50 mln euro tendera të vjedhur, nuk qëndron Redi Molla por pikërisht kryeministri Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
“Miqtë e mi!
Në apologjinë e tij për bashkëhajdutët, me heroizmin e kriminelëve të bashkisë, Erion Veliaj po mbronte kryekëput veten e tij, sepse e di që ata dinë gjithçka për të.
Ai e di se hoteli me 5 yje dhe së paku 50 mln dollarë investime, hoteli investim strategjik me firmë të Edi Ramës, një kompanie me një punëtor pa asnjë bilanc, s’mund të jetë kurrë hoteli i Redi Mollës, por ai është vetëm hoteli i Edi Ramës dhe i Erion Veliajt.
Për të larë veten nga çdo përgjegjësi nga kjo vjedhje e tmerrshme, Erion Veliaj pyeti me pafytyrësi dje, se çfarë ligji, kushtetute detyron kryeministrin të përgjojë, të ndjekë ministrat e tij, për rrjedhojë kryetarin e bashkisë, drejtorët e tij.
Të dashur miq!
Neni 101, pika d, e kushtetutës detyron kryeministrin të kontrollojë ministrat e tij. Por që të kontrollosh ministrat ligji i parë është të kontrollosh veten, të mos vjedhësh vetë, dhe jo të vërsulesh si peshkaqen mbi pasuritë e qytetarëve me soj e sorollop, me vëlla e kë ke.
Atëherë natyrisht të mbetet, të kapërdish çdo fjalë të Erion Veliajt dhe të lëpish çdo presje të lali vjedhësit” tha Berisha.