Erzeni rrëmbeu një fitore ‘të artë’ përballë Egnatias ditën e sotme.
Shijakasit fituan minimalisht 1-0, një supergol nga Zeka i dha tre pikët të tijëve që cilët shpresojnë ende në luftën për mbijetesë në Superiore.
Pjesa e parë u mbyll në shifrat 0-0, 45 minuta që pa Egnatian dominuese dhe gjithnjë në kërkim të golit.
Por e dyta dhuroj menjëherë surpriza.
Spahiu u dënua me dy kartona të verdhë brenda 1 minute i detyruar të lërë Egnatian me 10 lojtarë.
Mesfushori nuk e pranoi vendimin e arbitres dhe kërkoj të qëndronte në fushë, por pas disa minutash u detyrua të zbatojë rregulloren.
Në superioritet numerik Erzeni fitoj terren pak nga pak në fushën e kundërshtarëve dhe në të 85-tën erdhi një supergol nga Zeka i cili vulosi ndeshjen në shifrat 1-0.
Erzeni ngelet ende në zonën e ftohtë të renditjes me 31 pik, 4 më pak se Laci i vendit të 7-të, që siguron dhe qëndrimin në Superiore.
Egnatia nga ana tjetër vë gjithnjë e më shumë në pikëpyetje vendin e parë, Vllaznia ndjek në vendin e dytë me 51 pik, 3 më pak se Egnatia.