Gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme Irena Gjoka ka rrëzuar sërish kërkesën e Sali Berishës dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi për t’i liruar nga masa e arrestit në shtëpi.
Berisha dhe Malltezi argumentuan se në këtë fazë që ndodhet hetimi janë zbutur nevojat për mbajtjen e tyre në masën “arrest shtëpie”, por kërkesa u rrëzua duke i lënë në këtë masë sigurie.
Ish-kryeministri dhe dhëndri i tij akuzohen për dosjen e kompleksit “Partizani”.