Ambasadori i BE në Shqipëri Silvio Gonzato është takuar me kreun e SPAK Altin Dumani të cilit i ka shprehur mbështetjen për të vijuar punën.
“Duke hetuar dhe ngritur padi për korrupsionin e nivelit të lartë dhe krimin e organizuar në Shqipëri, SPAK është një lojtar kyç në përparimin e Shqipërisë drejt përmbushjes së standardeve të zgjerimit të BE-së“, shkruan në postim.
“Ne japim mbështetjen tonë të plotë për punën e SPAK dhe isha i lumtur që prita sot një takim me Kryeprokurorin e Posaçëm Altin Dumani”.