-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRAT/ Banda mafioze ‘Lions’, kush është vrasësi nga Fieri që ra në pranga

Kryesoret

Prej disa kohësh tashmë Athina ka rënë nën terrorin e grupit kriminal shqiptar ‘Lions’.

Një bandë e cila operon në kryeqytetin e Greqisë dhe gjatë kohëve të fundit ka qenë gjithnjë edhe më ‘e gjallë’, duke u përfshirë në dhjetëra ngjarje krimi madje duke lënë pas edhe të vdekur.

Kontroll dhe shpërndarja e drogës janë veprimtaritë kryesore të kësaj bande, gjithashtu dhe disa lokale nate që janë nën kontrollin e tyre.

Dyshimet e hetuesve dhe mediave greke janë të qarta, ‘Lions’ ka arritur të krijojë aleanca edhe me policinë vendase duke siguruar një lëvizje të sigurt në perimetrin e tyre.

Në pranga ka përfunduar sërish dhe ‘vrasësi’ i grupit, Dhimitri Çiço, një 28-vjeçar rom nga Fieri.

Dhimitri Çiço alias Nektarios Karakalios është arrestuar nga policia greke si i dyshuar për vrasjen e shtetasit afgan Bahman Rasuli, 35 vjeç, ngjarje e ndodhur në 8 mars 2024 në Athinë. Sipas policisë greke, ngjarja ka ndodhur pas një përplasjeje mes një grupi prej 7 shqiptarësh me 6 afganë.

Çiço ka hapur zjarr ndaj afganëve fillimisht duke mos lënduar askënd dhe sapo këta të fundit i janë sulur grupit të shqiptarëve, 28 vjeçari shqiptar ka shtënë sërish duke vrarë Bahman Rasulin.

Pas hetimit rreth 1 mujor të ngjarjes, policia greke ka arritur të identifikojë të 7 shqiptarët e përfshirë në ngjarje në role të ndryshme.

Konkretisht ata janë Bledi Alushi, 19 vjeç nga Fieri, Akil Topi, 36 vjeç nga Elbasani, Spiro Alushi, 23 vjeç, Thanas Alushi, 25 vjeç, Skerdi Dragoti, 24 vjeç dhe Anxhelo Cenkaj, 18 vjeç. Të gjithë të dyshuarit janë arrestuar përveç shtetasit Akil Topi i cili vazhdon të jetë person në kërkim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit