Një gardh metalik është vendosur në hyrjen e Parlamentit, teksa pritet që në orën 10:00 të nisë seanca e sotme, ndërsa deputet e PS kanë mbërritur në ambientet e Parlamentit.
Policia ka marrë masa të rrepta duke vendosur edhe autobote me ujë në gatishmëri.
Ndërkohë gjatë revoltës së djeshme qytetarët kanë lajmëruar se sërish sot në orën 10:00 do të protestojnë para Kuvendit, pas episodeve që u shoqëruan me dhunë policore ditën e martë dhe shoqërimin në komisariat të 6 demonstruesve.

Rendi i ditës
Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 2.7.2026, ora 10:00.
Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:
Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 30.6.2026.
Njoftime.
Interpelancë me Ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, z. Blendi Gonxhja, kërkuar nga deputetja Ina Zhupa.
Seancë pyetje – përgjigje me Ministrin e Drejtësisë, z. Toni Gogu, kërkuar nga deputeti Klevis Balliu.
Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi për vitin 2025”.
Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së garancisë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për marrëveshjen e huas, ndërmjet Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, sh.a., (OSHEE Group) dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për “Projektin e nënstacionit të OSHEE-së Tiranë.
Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 90/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”.
Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8391, datë 28.10.1998, “Për Shërbimin Informativ Kombëtar”, të ndryshuar”.
Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.
III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.
Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.
Sot dita e 33 e revoltës/ Qytetarët para Kuvendit: Rama dorëhiqu!
/5pyetjet.al









