-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shkarkohet gjyqtarja Mimoza Margjeka

Kryesoret

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka shkarkuar nga detyra gjyqtaren e Durrësit Mimoza Margjeka.

Mimoza Margjeka dhe bashkëshorti i saj, Arben Cara u arrestuan pas akuzave per korrupsion. Arrestimi u krye me urdhër të SPAK dhe përgjimet zbuluan dhe emra të tjerë të përfshirë.

Margjeka akuzohet nga SPAK për korrupsion, pasi nga përgjimet rezultoi se bashkë me bashkëshortin e saj dhe një avokat i kanë marrë një shumë prej 6 mijë eurosh një të arrestuari me qëllim për ta liruar nga burgu.

Sipas SPAK të pandehurit Nejton Bali, Klaudjo Zhilla dhe Skënder Demiraj, akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë dhënë Mimoza Margjekës, nëpërmjet bashkëshortit të saj, një shumë parash prej 6 000 eurosh.

Në shkëmbim të përfitimit të paligjshëm, ka rezultuar se Gjykata e Apelit Korçë ka ndryshuar masën e sigurimit nga arrest në burg në atë të garancisë pasurore, për këtë shtetas.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit