Koordinatori i Rajonit të Tiranës dhe njëkohësisht edhe Shef i Organizimit në PD, Klevis Balliu ka bërë thirrje që qytetarët nesër të ngrihen në protestë përpara bashkisë së Tiranës.
“Nesër në orën 11:00 tek Bashkia Tiranës të bashkuar në protest për të shpëtuar qytetarët dhe qytetin nga hajdutëria masive e Veliajt dhe ushtarëve të tij 5D” shkruan ai.