Tre djemtë e udhëheqësit të Hamasit, Ismail Haniyeh, u vranë në një sulm ajror izraelit në Rripin e Gazës të mërkurën, thanë zyrtarë të grupit dhe familja Haniyeh. Ushtria izraelite konfirmoi kryerjen e sulmit dhe tha se tre djemtë ishin operativë të krahut të armatosur të Hamasit.
Ismail Haniyeh, i cili vepron në Katar, ka qenë një nga përfaqësuesit e ashpër të Hamasit me të cilin është përballur diplomacia ndërkombëtare pas fillimit të luftës mes militantëve palestinezë dhe Izraelit në Gazë, ku shtëpia e familjes së tij u shkatërrua në një sulm ajror izraelit në nëntor.
Tre djemtë – Hazemi, Amiri dhe Muhamedi – u vranë pasi makina me të cilën po udhëtonin u bombardua në kampin Al-Shati të Gazës, tha Hamasi. Tre nga nipërit e zotit Haniyeh u vranë gjithashtu në sulm, thanë mediat e kontrolluara nga Hamasi. Në deklaratën e ushtrisë izraelite nuk u përmendën viktima të tjera të sulmit ajror.