-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Kur gjaku derdhet, atëherë…’! Reportazhi, çfarë po ndodh në Kosovë?

Kryesoret

“The Telegraph” në një reportazh shqyrton rrezikun që Serbia të tentojë pushtimin e shtetit më të ri të Europës, Kosovën.

Zëvendës drejtori i policisë për veriun, Veton Elshani, thotë se situata në atë pjesë të vendit nuk është e mirë, edhe pse momentalisht e qetë.

Ai i tregon gazetares britanike se me çfarë rreziku haset çdo ditë policia e Kosovës, me patrullat që duhet të kenë me vete dronë, dylbi, jelekë antiplumb, AK-47 dhe armë të tjera.

The Telegraph sjell në vëmendje deklaratat e fundit të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, me të cilat sinjalizoi se mund të nisë një pushtim. Frika për shpërthimin e një luftë kulmoi në shtator të vitit 2023 kur paramilitarët serbë kryen sulmin në Banjskë, shkruan media britanike.

Elshani konfirmon se Banjska ndryshoi gjithçka në terren, me policinë e Kosovës që tashmë po kontrollon çdo cep të veriut, duke shkatërruar 65 rrugë ilegale drejt kufirit me Serbinë.

“Serbët nuk mund të bëjnë një rrugë, të cilën ne nuk e gjejmë. Banjska e ndryshoi lojë, e çoi rrezikun në një nivel tjetër për shkak të vdekjeve. Kur gjaku derdhet, atëherë është një problem”, tha zëvendës drejtor i policisë për veriun, Veton Elshani.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit