-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SHBA-BE thirrje Listës Serbe t’i rishqyrtojnë dorëheqjet nga KKZ-ja

Kryesoret

Shtetet e QUINT-it kanë reaguar pas dorëheqjes së anëtarëve të Listës Serbe dhe Iniciativës Qytetare për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë nga komisionet komunale zgjedhore në veri. Në një deklaratë publikuar në Facebook, QUINT-i u ka bërë thirrje dy partive që të rishqyrtojnë vendimet e tyre.

Në reagim thuhet se zgjedhjet e 23 prillit 2023 nuk kanë dhënë zgjidhje politike afatgjatë komunat veriore dhe se qeverisja përfaqësuese në veri do të rikthehet kur të mbahen zgjedhjet për kryetarë komunash me pjesëmarrjen aktive të të gjitha komuniteteve.

“Mirëpo, bojkotimi i votimit të 21 prillit nuk do të sjellë këtë rezultat dhe as nuk do të sjellë ndonjë përfitim për qytetarët që jetojnë në veri.

Prandaj, i bëjmë thirrje Listës Serbe dhe të gjithë të tjerëve që kanë bërë thirrje për tërheqje, të rishqyrtojnë qëndrimet e tyre dhe të përdorin plotësisht mjetet demokratike në dispozicion për të avancuar demokracinë efektive dhe përfaqësuese”, thuhet në reagim.

QUINT-i i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të jetë e përgjegjshme ndaj shqetësimeve të qytetarëve të saj dhe të veprojë me profesionalizëm gjatë gjithë këtij procesi.

Gjithashtu është bërë thirrje që të gjithë qytetarët që kanë të drejtë votë në veri të Kosovës, të kenë mundësi të votojnë.

“Na vjen keq për deklaratat e Listës Serbe dhe akterëve të tjerë politikë serbë të Kosovës që bëjnë thirrje për tërheqje nga pjesëmarrja në këtë votim.

Pjesëmarrja demokratike është thelbësore për të siguruar që institucionet e zgjedhura të jenë përfaqësuese të qytetarëve të cilave u shërbejnë”, thuhet në deklaratën e QUINT-it.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit