-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Janusz Bugajski: Masakra në Moskë nxori dy dobësi

Kryesoret

Masakra terroriste e mbi 140 civilëve në një sallë koncertesh në Moskë do të ketë ndikimin katalizues për konflikte më të mëdha në shoqërinë ruse. Masakra ka nxjerrë në pah dy prej dobësive të shumta të strukturës së shtetit rus: 1) se forcat e sigurisë nuk janë të besueshme dhe 2) se ka potencial për dhunë të përhapur ndëretnike dhe ndërfetare.

Pavarësisht pretendimeve të ISIS-Korasan – një degë e rrjetit terrorist të Shtetit Islamik – se përgjegjësia për masakrën e Moskës nga katër shtetas Taxhik i takonte asaj, Kremlini, thuajse menjëherë, bëri përgjegjëse Ukrainën.

Por, gjithnjë e më shumë, provat po tregojnë se bëhet fjalë për një operacion të brendshëm nga elementë të forcave të sigurisë së Rusisë, të cilët mund të kenë paguar personat e armatosur, çfarë edhe hedh dritë mbi lidhjet e errëta midis Moskës dhe ISIS. Si një operacion tipik i Shërbimit Federal të Sigurisë së Rusisë, qëllimi ishte të zemëronte opininin publik me Ukrainën dhe Perëndimin dhe t’i jepte Putinit shansin të shpallë një mobilizim më përfshirës.

Një provokim i ngjashëm u krye nga Shërbimi Federal i Sigurisë në shtator të 1999-ës. Asokohe, tre ndërtesa banimi u hodhën në erë dhe kjo rezultoi në vdekjen e 300 civilë. Shpërthimi i katërt mbeti në tentativë, pasi u pengua nga banorët e zonës që pikasën operativë të sigurisë tek vendosnin eksploziv me pretendimin se po simulonin një sulm terrorist.

Masakra civile në fjalë paten një ndikim vendimtar për sa i përket promovimit të Putinit si mbrojtës i Rusisë dhe justifikimit të luftës gjenocidale kundër Çeçenisë së pavarur.

Masakra e fundit në Moskë u menaxhua edhe me më pak kompetencë sesa bombardimet e vitit 1999, veçanërisht sepse kamerat dixhitale tani janë gjerësisht të disponueshme. Midis provave të grumbulluara për bashkëpunimin e Shërbimit Federal të Sigurisë gjenden një grup i vogël burrash me pulovra blu që mbyllin dyert e emergjencës në sallën e koncerteve, prania e munguar e policisë, si dhe reagimi i ngadaltë i forcave të sigurisë për të hyrë në këtë godinë.

Kjo do të rezultojë në mungesë besimi të shtuar ndaj forcave të sigurisë, të cilat ose nuk janë në gjendje ose nuk dëshirojnë të mbrojnë qytetarët, se kjo do të çonte në beteja për pushtet në mesin e elitës politike.

Një tjetër kërcënim që i kanoset regjimit është se dhuna terroriste do të rrisë ksenofobinë etno-ruse dhe do të çojë në konflikte ndëretnike dhe ndërfetare. Udhëheqësi çeçen Ramzan Kadyrov, tashmë, ka paralajmëruar një kundërpërgjigje ndaj myslimanëve në Rusi, çfarë mund të provokojë edhe konflikte të hapura. Ai, gjithashtu, u zotua se do të luftonte kundër nacionalizmin rus dhe nuk mohoi mundësinë e vetëmbrojtjes së dhunshme.

Përfaqësuesit e popullsisë myslimane në Rusi kanë dhënë alarmin se sulmi terrorist mund të rezultojë në përshkallëzimin e dhunës kundër komuniteteve fetare jo-ortodokse dhe etnive jo-ruse. Vendi ka mes 14 dhe 20 milionë myslimanë, të cilët përbëjnë deri në 15% të popullsisë, ndërsa shifra totale e shtetasve me etni jo-ruse i kalon 30 milionë.

Represioni shtetëror ka shënjestruar në mënyrë disproporcionale myslimanët dhe kjo mund të shkaktojë dhunë në Kaukazin e Veriut dhe republikat e tjera me shumicë jo-ruse. Ka të dhëna se rezistenca e armatosur po rritet sërish. Në fillim të marsit, shërbimet ruse të sigurisë vranë gjashtë kryengritës të armatosur në Ingusheti. Sulmet ndaj popullsisë të Kaukazit do të shtonin, më tej, rebelimet, si dhe do të nxisnin ripërtëritjen e islamizmit të dhunshëm.

Në Rusi, gjithashtu, gjenden me miliona punëtorë emigrantë, që vijnë nga Azia Qendrore. Ata do jenë viktimë e akteve për shpagim, madje edhe e dëbimeve të drejtpërdrejta. Duke transmetuar torturën policore ndaj të dyshuarve për terrorizëm, Moska, gjithashtu, po nxit një ofensivë ndërkombëtare e më përfshirëse xhihadiste kundër shtetit rus.

ISIS-K, që pretendon se është duke krijuar një kalifat në mbarë Azinë Qendrore, tashmë ka publikuar edhe një video ku paralajmëron për bombardime të mëtejshme. Ai e cilësoi Rusinë si një shtet që “shtyp myslimanët”, prandaj po planifikon të zgjerojë aktivitetin e vet për të çliruar “kukullat e Perandorisë Ruse”.

Trazirat e brendshme të Rusisë janë nxitur edhe nga pushtimi ushtarak i forcave të pavarura ruse. Ushtria e Ukrainës ka përfshirë luftëtarë të huaj, disa prej të cilëve janë të organizuar si njësi të veçanta kombëtare, duke përfshirë batalione ruse dhe çeçene. Legjioni i Lirisë së Rusisë, Korpusi Vullnetar Rus dhe Batalioni Siberian kanë rekrutuar rusë të pakënaqur, të cilët janë të gatshëm të luftojnë për Ukrainën dhe kundër regjimit të Putinit. Disa njësi kanë depërtuar me sukses në Federatën Ruse dhe kanë shtënë në dorë ose kanë bombarduar disa qytete në rajonet Belgorod dhe Kursk.

Qëllimi kryesor i luftëtarëve rusë në krah të Ukrainës është të çlirojnë një pjesë të territorit të Rusisë dhe të sfidojnë qëndrimin e Putinit në pushtet. Sa më gjatë këto sulme të vazhdojnë me njëfarë suksesi, aq më e madhe është mundësia që njësitë ruse të bëjnë kryengritje dhe t’i bashkohen legjioneve revolucionare. Kjo mund të shkaktojë edhe një reaksion zinxhir brenda ushtrisë dhe madje të vërë në provë besnikërinë e komandantëve të lartë rusë. Revolta e Prigozhin në qershor të 2023-it mund të jetë një pararendës i kryengritjeve të brendshme më serioze.

Qytetarët e Rusisë do të ndjehen gjithnjë e më të frikësuar, pasi megjithë aparatin masiv represiv shtetëror, shteti nuk mundet t’iu garantojë sigurinë. Dhe me përhapjen e luftës në Rusi si dhe numrit në rritje të sulmeve të dronëve ukrainas, të cilët mpakin infrastrukturën energjetike të vendit, vendi do të rrokulliset në krizë./ DITA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit