-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shkarkohet gjyqtari që liroi nga burgu Dritan Rexhepin

Kryesoret

Mediat ekuadoriane shkruajnë se një gjyqtar është shkarkuar se i dha lirinë trafikantit shqiptar, Dritan Rexhepi, i cili më pas u arrestua në Turqi. Rexhepi kishte depozituar një raport mjekësor se vuante nga një sëmundja e rëndë dhe e pashërueshme. Kjo ka qenë arsyeja me të cilën gjyqtari ekuadorian e kishte liruar shqiptarin duke e lënë në arrest shtëpie, por më pas u arratis.

“Diego Poma, i cili shërbeu si gjyqtar i Garancive Penitenciare të Guayaquil, u shkarkua nga Këshilli Gjyqësor i Ekuadorit. Gjyqtari argumentoi se vuante nga lupus eritematoz sistematik, një sëmundje e pashërueshme dhe inflamatore në të cilën sistemi imunitar sulmon indet e veta dhe prek kyçet, lëkurën, veshkat, qelizat e gjakut, trurin, zemrën dhe mushkëritë.

Në vitin 2021, gjyqtari Poma pranoi kërkesën e Rexhepit dhe vendosi që e drejta e shqiptarit për shëndet të mbizotëronte mbi ndalimin e daljes nga burgu, pasi ai duhej të ekstradohej pas përfundimit të dënimit. Rexhepi nuk ishte vetëm subjekt i dënimit ekuadorian, por edhe i dy kërkesave për ekstradim nga Shqipëria dhe Italia.

Ekuadori kishte premtuar se do ta ekstradonte Rexhepin në Shqipëri kur të përfundonte vuajtjen e dënimit në vend, por ai u largua nga autoritetet. Më 10 nëntor 2022, Infobae paralajmëroi se trafikanti shqiptar i drogës ishte liruar nga burgu” theksohet në artikull.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit