-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dumani: SPAK nuk është indiferent ndaj vendimmarrjeve të KPK dhe KPA

Kryesoret

Altin Dumani ështëshprehur në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian se SPAK nuk është indiferent ndaj vendimarrjeve të KPK dhe KPA në lidhje me procesin e Vettingut.
Dumani u shpreh se nga vendimet e tyre, SPAK merr indicie për të kryer ndjekje penale dhe hetime pasurore.

“Duhet të merret në konsideratë kompetenca që ka SPAK në raport me subjektet që i nënshtrohen vettingut. Ne kemi kompetencë, te gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, të Gjykatës së Lartë, Prokurorisë së Përgjithshme dhe në raport me këto subjekte, ne kemi proceduar penalisht, kemi dërguar për gjykim, disa anëtarë të Gjykatës së Lartë, Gjykatës Kushtetuese, të cilët janë shkarkuar nga procesi i vettingut. Kemi edhe vendime fajësie, pikërisht për këtë kategori subjektesh që janë në kompetencën tonë. Kemi edhe hetime pasurore, kemi arritur edhe në konfiskimin e pasurisë, janë sekuestruar dhe janë në proces konfiskimi, pasuri të subjekteve që ne i kemi akuzuar. Ne nuk jemi indiferentë ndaj vendimmarrjeve të KPK dhe KPA.

Ndaj vendimmarrjeve të KPK dhe KPA, kemi pasur raste, me iniciativën tonë, ne kemi regjistruar procedim penal, për prokurorë dhe gjyqtarë, ku merret nga leximi i thjeshtë i një vendimi, përfitojmë indicie se mund të nisim procedim penal.” u shpreh Dumani.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit