Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku nuk pranoi që të fliste për skandalin me sistemin TIMS dhe arrestin për shefin e IT-së, Ervin Muça. Zyrtari më i lartë i policisë tha se jep llogari vetëm përpara dy institucioneve.
“Unë i jap llogari drejtësisë dhe komisionit hetimor parlamentar. Ligji parashikon që kur lind një problematikë dhe vendimi i gjykatës në raport me problematikën, regjistrimi i procedimit është bërë nga policia. Në përfundim drejtuesi i departamentit ka qenë i pezulluar. Kur drejtësia do të thotë fjalën e vet, pezullimi përfundon” tha ai.