Ish-shefi i IT-së në Policinë e Shtetit, Ervin Muça është paraqitur mesditën e sotme në Gjykatën e Tiranës për verifikimin e masës së sigurisë “arrest në shtëpi”.
I shoqëruar nga avokati, Muça në një prononcim për gazetarët para hyrjes në gjykatë ka mohuar akuzat ndaj tij.
“Është e gjitha një spekulim mediatik. Unë deklarohem i pafajshëm. Nuk kam kryer asnjë shkelje. Nuk kam kopjuar asnjë të dhënë.
Kam zbatuar vetëm detyrën. Lëreni drejtësinë të bëjë punën e saj”, tha ai. Ai akuzohet se tentoi që të kopjonte të dhënat e sistemit TIMS.