Gjykata lë në fuqi masën e sigurisë arrest shtëpie për ish-shefin e IT-së në Policinë e Shtetit, Ervin Muça. I pezulluar nga detyra pas skandalit, ai akuzohet se tentoi që të kopjonte të dhënat e sistemit TIMS.
I shoqëruar nga avokati, Muça në një prononcim për gazetarët para hyrjes në gjykatë ka mohuar akuzat ndaj tij.
“Është e gjitha një spekulim mediatik. Unë deklarohem i pafajshëm. Nuk kam kryer asnjë shkelje. Nuk kam kopjuar asnjë të dhënë. Kam zbatuar vetëm detyrën. Lëreni drejtësinë të bëjë punën e saj”, tha ai.