Gjykata e ka cilësuar si të paligjshëm arrestimin e 32-vjeçarit Armand Ndreca, vëllai i deputetit socialist Eduard Ndreca, të cilit ju zbulua një stan me mijëra bimë kanabisi.
Si rezultat ndaj Armand Ndrecës është caktuar vetëm një masë e sigurisë ‘detyrim paraqitje’.
Dy personat e tjerë, Armel Nikdukaj 27 vjeç dhe Elvis Shpellzai 28 vjeç, u lanë në burg.
Vëllai i deputetit të Partisë Socialiste të qarkut Lezhë, Eduard Ndreca, u arrestua nga policia si pjesë e një grupi kriminal të trafikut të drogës.
Armando Ndreca akuzohet se ka përshtatur një stan në pyjet e fshatit Kashnjet për kultivim e kanabis nëpërmjet llambave që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.
Në këtë ambient u sekuestruan 2973 bimë narkotike, disa prej tyre fidanë të gatshëm për t’u kultivuar në tokë, një sasi kanabisi, 50 llamba, pajisje ventilimi, sende të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale dhe 3 celularë.
Pas operacionit policor, u arrestuan vëllai i deputetit të PS-së dhe 28-vjeçari Elvis Shpellzai, të dy banues në Koplik. Gjithashtu u ndalua edhe 32-vjeçari Armenl Nikdukaj, banues në Lezhë, pasi dyshohet se është i përfshirë në këtë veprimtari kriminale.