-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Franca bllokon shitjen e avionëve luftarakë ‘Rafale’ në Serbi

Kryesoret

Pak ditë pasi presidenti serb, Aleksandar Vuçiç foli për një marrëveshje ndërmjet Serbisë dhe Francës që që Beogradi të blejë 12 aeroplanë luftarakë francezë, Rafale, vjen lajmi se kjo çështje do të kushtëzohet nga Parisi.

Rrjeti televiziv francez, BFM TV, duke cituar agjencinë AFP thotë se Dassault Aviation, prodhuesi francez i këtyre avionëve aktualisht po refuzon të diskutojë për një shitje të mundshme të avionëve në Serbi.

Operacioni, mund të sjellë 3 miliardë euro, por Franca synon të marrë konfirmime mbi zhvillimet politike në Serbi përpara se të vulosë blerjen.

Tutje thuhet se Serbia po rrit blerjen e armëve, qofshin ato europiane, kineze apo ruse dhe se në dhjetë vjet, buxheti ushtarak serb është trefishuar.

Nga viti 2012 deri në vitin 2023, buxheti ushtarak serb u trefishua, duke arritur në 1.4 miliardë euro.

Më shumë se buxhetet e kombinuara të pesë vendeve të tjera të Ballkanit, shkruan mediumi francez.

Midis 2014 dhe 2023, Serbia shpenzoi 2.67 miliardë euro për blerjet e armëve – veçanërisht për të blerë sistemin kinez kundërajror FK-3, helikopterët rusë Mi-17 dhe Mi-35, si dhe sistemin rus të mbrojtjes ajrore, Pantsir.

Afërsia me Rusinë

Afërsia e kreut të shtetit serb me homologun e tij rus Vladimir Putin përbën një problem për Parisin.

Ndërsa Serbia e ka dënuar agresionin rus në Ukrainë, ajo nuk është rreshtuar me sanksionet perëndimore.

Në fund të marsit, ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, vizitoi Moskën, një mundësi kjo sipas diplomacisë serbe për t’i përmirësuar “lidhjet tradicionalisht miqësore midis Serbisë dhe Rusisë”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit