Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dënuar sulmin me dronë të Iranit ndaj Izraelit. Osmani një postim në “X” ka shkruar se përpjekjet për paqe duhet të mbizotërojnë. Ajo e ka cilësuar sulmin e Iranit si të paprecedentë në rajon dhe më gjerë.
“Kosova i bashkohet aleatëve në mbarë botën për të dënuar sulmin e Iranit kundër Izraelit. Ky përshkallëzim i madh po çon në paqëndrueshmëri të paprecedentë në rajon dhe më gjerë, me jetë të pafajshme që mbajnë peshën e saj shkatërruese. Përpjekjet për paqe duhet të mbizotërojnë”, ka shkruar Osmani.
Izraeli tha se rreth 300 dronë dhe raketa u hodhën nga Irani, ndërsa disa të tjera edhe nga Iraku dhe Jemeni. Forca e Mbrojtjes e Izraelit tha se 99% e tyre u rrëzuan përpara se të hynin në hapësirën ajrore izraelite.