-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Emrat e rinj të ambasadorëve dhe të emisarëve të BE-së në Ballkanin Perëndimor

Kryesoret

Ajo që ishte kuptuar kohë më parë nga burimet diplomatike të Radios Evropa e Lirë, lidhur me rotacionin e madh të ambasadorëve të Bashkimit Evropian nëpër botë, tashmë dihet edhe publikisht.

Sekretari i Përgjithshëm i Shërbimit të Veprimit të Jashtëm të BE-së, Stefano Sanino, ua ka dërguar vendeve anëtare listën me emrat e ambasadorëve dhe të të dërguarve të posaçëm, të cilët i ka emëruar kryediplomati i bllokut evropian, Josep Borrell.

Radio Evropa e Lirë e ka siguruar këtë listë dhe aty shihet se një ndryshim mjaft i madh është bërë edhe në postet që kanë të bëjnë me vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Kjo listë pritet të bëhet publike shpejt edhe nga Shërbimi i Veprimit të Jashtëm të BE-së.

Në kuadër të rotacionit në postet diplomatike të BE-së, lehtësuesi i tashëm i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak është emëruar nga Borrell si ambasador i Bashkimit Evropian në Zvicër.

Në këtë listë nuk ekziston ndonjë emër i pasardhësit të Lajçakut në rolin e të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialog mes Kosovës dhe Serbisë.

Mandati do t’i përfundojë dhe shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë, që njëherësh është edhe Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për Kosovën, Tomas Sonyongut.

Në vend të tij, Zyrën e BE-së në Prishtinë do ta udhëheqë ambasadori aktual i Estonisë në BE, Aivo Ora.

Në kuadër të këtij rotacioni, diplomati italian, Luigi Soreca, është emëruar shef i delegacionit të BE-së në Sarajevë, që krahas Kosovës, është, po ashtu, pozitë më e lartë sesa ajo e ambasadorëve në vendet tjera të rajonit, pasi ka statusin e Përfaqësuesit të Posaçëm të BE-së.

Gjatë karrierës së tij diplomatike, Soreca ka qenë ambasador i Bashkimit Evropian në Shqipëri./REL

Lexoni KËTU shkrimin e plotë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit