-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rriten kostot dhe afatet/ Italia: Qendrat për emigrantët në Shqipëri jo gati para nëntorit

Kryesoret

Qeveria italiane ka bërë me dije se dy qendrat për strehimin e emigrantëve në Shqipëri nuk do të jenë gati para muajt nëntor.

Lajmi është bërë i ditur nga ‘La Republica’ dhe duket se qeveria italiane, ndonëse përmes marrëveshjes së firmosur me shtetin shqiptar, ka kundërshtuar vetëveten për faktin se kur do të ishin gati këto dy qendra strehimi, atë në Gjadër dhe në Shëngjin.

“Fillimi i punës më 23 mars, dorëzimi pritet pas 233 ditësh, pra më 10 nëntor. Kështu lexojmë në vendimin e Ministrisë së Mbrojtjes që i besoi inxhinierëve ushtarakë ndërtimin e qendrave për emigrantët në Shqipëri” shkruhet në artikull.

Sipas tenderit drejtues që duhet të kishin hapur në maj, Ministria e Mbrojtjes pret dorëzimin e punimeve për strukturat në vjeshtë. Po ashtu thuhet se kostot rrezikojnë të arrijnë një miliard euro për 5 vite.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit