Mazhoranca refuzoi të zbatonte vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Olta Xhaçkës.
Për këtë, grupi Parlamentar i Partisë Demokratiek ka informuar Komisionin Europian, Parlamentin Europian dhe Trupin Diplomatik në Tiranë.
Refuzimi i mazhorancës është parë si dhunimi më flagrant që Kuvendi i ka bërë Kushtetutës në 33 vite.
Përmes një shkrese zyrtare Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ka informuar për këtë cështje Komisionerin e Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi Oliver Varhelyi, eurodeputeten Isabel Santos, që është Raportere për Shqipërinë në Parlamentin Europian, si dhe gjithë Trupin Diplomatik të Akredituar në Tiranë.
Ky pengim i zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetutese për rastin e mandatit të deputetes Olta Xhacka, sipas Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike vjen pas evidentimit të qartë të faktit se familja e saj ka përfituar statusin e investitorit strategjik me firmë të Kryeministrit Edi Rama, epror i saj, në kushtet flagrante të shkeljes së ligjit dhe konfliktit të interesit.