-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës voton sot për anëtarësimin e Kosovës

Kryesoret

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës do të votojë për raportin për anëtarësimin apo jo të Kosovës në këtë organizatë sot gjatë një seance plenare në Strasburg.

Fjala është për miratimin e një mendimi pozitiv apo jo për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, një organizatë e cila kryesisht merret me të drejtat e njeriut dhe zhvillimin e demokracisë.

Raporti u përpilua nga deputetja greke, Dora Bakoyannis, dhe drafti i këtij raporti ishte miratuar në mars nga Komiteti për Politikë dhe Demokraci i kësaj organizate.

Për t’u miratuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës duhet të sigurohet një shumicë prej dy të tretave të votave të anëtarëve të pranishëm në mbledhje. Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës përbëhet nga deputetët të cilët vijnë nga parlamentet nacionale të vendeve anëtare.

Një ditë para votimit në Strasburg ka pasur konsultime të shumta për të parë se si është disponimi. Ka pasur takime mes delegacioneve të partive politike, ndërsa delegacionet nga Serbia dhe nga Kosova kanë bërë përpjekjet e fundit për t’i bindur deputetët që në numër sa më të madh të votojnë në favor të tyre. Në rastin e Kosovës të miratojnë opinionin pozitiv për anëtarësim, ndërsa në rastin e Serbisë të votojnë kundër.

Nga Kosova në selinë e Këshillit të Evropës ndodhet një delegacion i Kuvendit të Kosovës, ndërsa takime në nivele të ndryshme ka mbajtur edhe ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla.

Përshtypja e delegatëve të disa vendeve anëtare të Këshillit të Evropës, me të cilët ka biseduar Radio Evropa e Lirë, është se do të mund të sigurohen votat e favorshme për Kosovën në këtë seancë./REL

Ndiqni KËTU shkrimin e plotë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit