-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nëna kërkon fëmijën, policia me njoftim për 3-vjeçarin e zhdukur

Kryesoret

Policia e Durrësit ka dalë me një komunikim zyrtar për rastin tronditës, ku një 3-vjeçar është raportuar i humbur. Denoncimi është bërë nga nëna e fëmijës, e cila është shprehur se 4 dit më par gjyshërit e djalit e kanë marrë për të kaluar pak kohë me të, por prej asaj dite nuk e ka parë më fëmijën e saj.

Aktualisht gjyshi i të miturit është vënë në pranga, ndërsa policia njofton se pavarësisht kërkimeve, 3-vjeçari nuk është gjetur ende.

Dyshimet vazhdojnë të jenë po të njëjtat, 3-vjeçari mund të jetë dërguar jashtë shtetit, nga një person tjetër që dyshohet se është daja i tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin R. Gj., 60 vjeç, pasi më datë 13.04.2024, në këtë komisariat, është paraqitur një shtetase 23 vjeçe, banuese në Durrës, e cila ka kallëzuar se vjehrri i saj, shtetasi R. Gj., ka marrë fëmijën e saj 3 vjeç dhe nuk ia ka kthyer më.

Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit R. Gj., por nuk e kanë gjetur fëmijën. Vijojnë kontrollet intesive për gjetjen e tij.

Për ecurinë e kërkimeve dhe të veprimeve hetimore për këtë rast do të ketë njoftime të tjera në vijim.

Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Marrja e padrejtë e fëmijës”.

Gjyshërit ‘zhdukin’ 3-vjeçarin në Durrës, nëna: Dua çunin tim, kam 4 dit që s’e shoh

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit