-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PS iku nga TIMS-i, Gogu: Ligji u shkel me injorancë

Kryesoret

Ditën e djeshme deputetët socialistë u larguan nga Komisioni hetimor për TIMS-sin, mes debatesh dhe pa përputhshmërive me deputetët e opozitës.

Sot nënkryetari i këtij komisioni, deputeti socialist Toni Gogu ka dhënë një reagim si dhe sqarim të gjatë në rrjetet sociale, ku shpjegon arsyet e tij se përse u braktis ky komision.

Sipas Gogut socialistët janë larguar pasi “po bëheshin dëshmitarë sesi ligji u shkel sistematikisht me injorancë si një gjë e pavlerë”.

Deputeti shprehet se roli i tyre si ligjvënës është të hetojnë përmes veprimtarive proceduriale për të sqaruar një çështje të veçantë, por pa marrë të pandehur dhe pa ngritur akuza penale. Nga ana tjetër sipas tij opozita ka komplet qëllimin e kundërt.

“Dje u larguam me dhimbje nga Komisioni Hetimor për trajtimin e të dhënave TIMS.

Në mbledhjen e djeshme ishim të shtrënguar që nga anëtarë të një Komisioni Hetimor, të bëheshim dëshmitarë sesi Ligji u shkel sistematikisht me injorancë si një gjë e pavlerë.

Ligji që duhet të respektonim për Organizimin dhe Funksionimin e Komisioneve Hetimore na ngarkon ne, ligjvënësve që: (cit.) “̈ ̈ ̈ ̈ ̈ ̈ ̧̈ ̈ ̧̈ (̈ ̈, ̈ ̈ ̈ ), ̈ ̈ ̈ .”

Ligji nuk na autorizon të akuzojmë, ndaj sa herë që akuzojmë në vend që të hetojmë, ligji shkelet.

Ligji nuk na autorizon të shpallim fajtorë, ndaj sa herë që shpallim të tillë pa bërë ende asnjë pyetje, ligji shkelet “ thuhet në një pjesë të reagimit të tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit