-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Salianji: Ikën si kalamajtë, Rama po bllokon hetimin e TIMS-it

Kryesoret

Kryetari i komisionit hetimor për sistemin TIMS, Ervin Salianji akuzoi se socialistët po tentojnë që të bllokojnë punën dhe nisjen e kërkesave për informacion institucioneve për atë që e quajnë skandal. Ai tha se Rama po bën gjithçka që të mos lejojë procesin.

Ikja e djeshme është njëlloj si ndërhyrja në sistemin TIMS. Unë nuk e kam ndryshuar mendimin në asnjë moment. Kërkesa për ngritjen e këtij komisioni, duhet të ishte ngritur atëherë me ligjin e parë dhe jo të ndryshuar sikur e ka bërë PS. Është e dukshme që qeveria dhe PS kanë gjëra për të fshehur.

PS ka prodhuar një ligj që të pengojë hetimin dhe jo të ndihmojë hetimin parlamentar. Po ndodh një çudi tjetër. Edhe me ligjin e votuar nga PS tani nuk njohin as ligjin vetë. Kjo më bën ta përforcoj mendimin se Edi Rama nuk njeh ligj, Kushtetutë apo marrëveshje kur ka bëjë me grupe të caktuara kriminale apo interesa të tij.

Do të bëjmë cdo përpjekje brenda institucioneve. Është kaq e pacipë sa edhe me rregulla të caktuara vetë duan ta bllokojnë. Ikën si kalamajtë nga mbledhja. Do të bëjmë gjithçka për ta rikthyer në shina Kushtetuese. I bëj thirrje administratës së Kuvendit që sot të bëjë gati kërkesat për informacion institucioneve pasi është vendim i ndërmjetëm” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit