-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kolektivi Feminist mesazh Osmanit: Të shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Kryesoret

Ditën e sotme Kosova u trondit nga një tjetër ngjarje e rëndë, ku një tjetër grua ra viktimë prej duarve të burrit të saj.

Edmond Lajqi dyshohet se ka vrarë me armë zjarri gruan e tij sot në Pejë. Pas krimit ai është vetëdorëzuar në polici duke dëshmuar dhe pranuar vrasjen.

Ngjarje të cilat pasohen njëra pas tjetrës, pasi vetëm pak dit më parë, një tjetër person vrau ish-gruan e tij, 21-vjeçare, ku shkak ishte kujdestaria e fëmijës.

E të gjitha këto ndodhin në një moment kur presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po mban Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist pas këtyre ngjarjeve kanë protestuar para sallës ku mbahet Forumi.

Përmes një pankarte ato kanë kërkuar të anulohet ky forum, derisa në Kosovë po vritet gratë, raporton KP

Aktivistja Liridona Sijarina kërkoi nga presidentja Osmani të thirr Këshillin e Sigurisë dhe të shpallë gjendje emergjente.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit