Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka zhvilluar një takim me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në Hagë.
Kryediplomati shqiptar u shpreh se e ka informuar ish-presidentin Thaçi për zhvillimet e fundit në Shqipëri dhe rajon.
“Optimistë se e drejta një ditë do triumfojë. Mbështetja jonë nuk do t’i mungojë në asnjë rast dhe për asgjë. Thaçi, kthjelltësi e vizion për të ardhmen. Garën e fiton ai që është i përgatitur psikologjikisht.
Populli shqiptar nuk i harron as përpjekjet, as sakrificat e bijve të tij. E informova për zhvillimet më të fundit në vendin tonë dhe në rajon. Shqipëria do të këmbëngulë për një proces gjyqësor të hapur e transparent” tha Hasani.