-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Linjë hekurudhore nga Durrësi në Rrogozhinë drejt Maqedonisë

Kryesoret

Komisioni Europian ka nisur të vërë në zbatim investimin për projektet hekurudhore në Ballkanin Perëndimor, pjesë e Korridorit VIII.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të këtij institucioni bëhet me dije se kostoja e totale e hekurudhës nga Durrësi në Bullgari arrin në 2 miliardë Euro, nga të cilat rreth 420 milionë Euro do të investohen në pjesën shqiptare në dy segmentet e hekurudhës nga Durrësi në Rrogozhinë dhe më pas nga Rrogozhina në kufirin me Maqedoninë e Veriut.

Përveç financimit, Bashkimi Evropian do të ofrojë edhe asistencën teknike.

Financimi i këtij rrjeti hekurudhor formon lidhjen e brendshme lindje-perëndim midis Detit të Zi dhe Detit Jon, duke kaluar përmes Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Shtrirja lindore e Korridorit VIII, e cila ndërlidh Maqedoninë e Veriut me Bullgarinë dhe Shqipërinë është pjesë e zgjerimit të rrjetit kryesor të Transportit Trans-Europian.

Sipas BE-së kjo strategji promovon investime në infrastrukturë që krijojnë mënyra transporti të qëndrueshme, të zgjuara, elastike, gjithëpërfshirëse dhe të sigurta.

Në këtë kuadër, hekurudhat po marrin gjithnjë e më shumë vëmendje, pasi konsiderohet rrjet më i sigurt dhe i besueshëm për transportin e pasagjerëve dhe mallrave dhe me më pak ndikim në mjedis./ Tv Klan

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit