-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestohet drejtoresha e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit në Mal të Zi

Kryesoret

Drejtoresha e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit (ASK) në Mal të Zi, Jelena Peroviq është arrestuar me urdhër të Prokurorisë Speciale të Shtetit.

Oficerët e Prokurorisë Speciale kanë hyrë në godinën e ASK-së me urdhër bastisje mëngjesin e sotëm, ndërsa është bllokuar godina dhe po zhvillohet kërkimi për dokumentet të cilat vërtetojnë shkeljet e drejtoreshës.

Sipas avokatit Nikolla Martinoviq, i cili ishte në ambientet e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, së bashku me drejtoreshën e ASK-së, Jelena Peroviq, u tha mediave vendase se PSP-ja është në kërkim të dokumenteve që tashmë janë dorëzuar në Prokurorinë Speciale të Shtetit, të cilat i referohen urdhrave të udhëtimit të kreut të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit dhe përdorimin e veturave zyrtare, teksa shtoi se arrestimi i Peroviq është i padrejtë.

Ndërkohë nga ana tjetër Prokurori dhe zëdhënësi i Prokurorisë Speciale të Shtetit tha se gjatë bastisjes së objekteve të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit nuk është privuar nga liria askush, por kërkimet do të vijojnë.

“Në këtë moment nuk i hiqet liria askujt. Kërkimet janë duke u zhvilluar” – ka thënë Radonjiq, shkruan Vijesti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit