-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Prishtina reagon mbi incidentin në doganë: Janë ndaluar 10 policë

Kryesoret

Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës (MPB) ka bërë të ditur se autoritetet serbe kanë ndaluar sot 10 pjesëtarë të Policisë së Kosovë, ndër ta edhe zëvendësdrejtorin e Policisë. Pesë prej tyre tashmë janë liruar, kurse pesë të tjerë vazhdojnë të mbahen në nga autoritetet policore serbe. Sipas MPB-së, në ndalim kanë qenë 10 pjesëtarë të Policisë së Kosovës (shqiptarë dhe serbë) të cilët janë ndaluar në kalimet kufitare Merdar, Jarinë, Dheu i Bardhë dhe në kufirin mes Kroacisë dhe Serbisë. Pesë nga ta janë liruar ndërsa pesë ndodhen akoma në mbajtje, duke përfshirë edhe Zëvëndësdrejtorin Jankoviq.

Ministria e Punëve të Brendshme përmes një komunikate ka dënuar ashpër aktin e paprecedentë të Serbisë me ndalimin e qindra qytetarëve tanë dhe kërkon lirimin e menjëhershëm të qytetarëve dhe zyrtarëve policorë të ndaluar. “Pas fitores së djeshme të Republikës së Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës ku me shumicë votash u miratua Raporti i cili rekomandon anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë, Serbia ka aktivizuar metodat e saj të hakmarrjes duke keqtrajtuar sot qytetarët tanë që po udhëtonin përmes territorit të saj”, thuhet në komunikatë, transmeton telegrafi.

MPB thotë se “nga mëngjesi i hershëm janë targetuar autobusë dhe automjete që po transportonin qytetarët tanë nga perëndimi drejt Kosovës apo anasjelltas, duke i ndaluar ata, duke iu konfiskuar dokumentet personale dhe duke i intervistuar pa asnjë arsyetim paraprak. Qytetarët tanë janë mbyllur në zyrat e autoriteteve të Serbisë me orë të tëra dhe nga persona të ndryshëm janë intervistuar për pjesëmarrjen apo lidhjet e tyre eventuale me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës apo me luftën në Kosovë”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit