-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Protagonizmi bosh, shërbimi më i mirë që mund ti bësh Ramës’! Kryemadhi e ka me Metën?

Kryesoret

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka postuar një mesazh në rrjetet sociale menjëherë pas deklaratave të forta të bashkëshortit të saj, Ilir Meta jo vetëm për SPAK-un, por edhe për raportin politik mes tyre.

“Shfokusimi nga INCENERATORËT që unë kam kallëzuar me përgjegjësinë e firmës time dhe protagonizmi BOSH janë sot shërbimi më i mirë që mund ti bësh Edi Ramës, Erion Veliaj & Bandës së tyre.

Denoncimi me fakte, prova dhe firmë konkrete kundër bandës në qeveri dhe bashki; këto janë tema kryesore që mendoj se duhet të udhëheqin aksionin opozitar.

Gjithashtu, unë besoj se shqiptarët presin nga Opozita ide, vizion dhe propozime konkrete, që ngjallin shpresë dhe besim për popullin shqiptar. Se si do të rrisim mirëqenien dhe sigurinë e tyre.

Filmat e vjetër me të njejtin përfundim janë pa interes për shumicën e shqiptarëve” shkruan ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit