-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Borell paralajmëron luftë të gjerë në Lindjen e Mesme

Kryesoret

Takimi i ministrave të jashtëm të G7-ës ka filluar të enjten me diskutimet e fokusuara në luftërat në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë, raporton agjencia e lajmeve “Associated Press”.

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, u ka kërkuar udhëheqësve perëndimorë që të ofrojnë mbështetje më jetike për Ukrainën në luftën e saj dyvjeçare me Rusinë.

“Vendet perëndimore, Japonia, Kanadaja, SHBA-ja, Evropa, duhet të marrin vendime më të shpejta në mënyrë që të mbështesin më shumë Ukrainën, sepse ne nuk mund ta përballojmë fitoren e Putinit në Ukrainë. Ukrainasit po luftojnë, por ata kanë nevojë për armë. Ata kanë nevojë për armë dhe ne duhet t’i sigurojmë ato shumë më shpejt”, ka thënë Borell.

Kryediplomati i BE-së ka paralajmëruar gjithashtu për luftë më të gjerë rajonale në Lindjen e Mesme dhe ka thënë se fokusi duhet të jetë në situatën humanitare në Gaza.

“Nuk dua ta ekzagjeroj, por ne jemi në prag të një lufte, një lufte rajonale në Lindjen e Mesme”, ka shtuar ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit