-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kompanitë turistike nga Kosova: Sot po qarkullojnë pa probleme nëpër Serbi

Kryesoret

Një autobus me udhëtarë i kompanisë Bici Com, në orët e hershme të mëngjesit të së enjtes, ka arritur në Kosovë nga Austria.

Pronari i kësaj kompanie, Ilir Bici, tha për Radion Evropa e Lirë, se autobusi me udhëtarë ka qarkulluar përmes Hungarisë, Serbisë dhe se nuk ka pasur ndonjë problem, përveç procedurave të rregullta doganore.

Ndërkaq, sot në orët e mbrëmjes, nga Prishtina për në Vjenë, Bici tha se do të niset një autobus me udhëtarë që po ashtu, do të shfrytëzojë territorin e Serbisë.

Më 17 prill, udhëtarë dhe autobusë nga Kosova u bllokuan në kufijtë e Serbisë me Hungarinë dhe Kroacinë.

Në mesin e të ndaluarve ka qenë edhe autobusi me pasagjerë i kompanisë Rinori Travel. Pronari i kësaj agjencie, Ismail Aliu, tregoi se në pikën kufitare në Horgosh të Serbisë, kanë qëndruar të ndaluar për më shumë se 12 orë.

Ai tregoi se gjatë kësaj kohe, dy udhëtarë janë mbajtur nga organet serbe, të cilët, siç tregon, janë pyetur nëse kanë pasur familjarë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, dhe se a kanë aktualisht pjesëtarë të familjes të punësuar në Polici apo në Forcën e Sigurisë së Kosovës./ REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit