-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘I duhen 200 mijë vota’/ Mediat greke: Beleri në burg, do nxjerri djalin në fushatë?

Kryesoret

Në mediat greke vendimi i Mitsotakis për të pasur Belerin si kandidat për eurodeputet i partisë së tij, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes. Sidomos po të merret parasysh fakti se Fredi Beleri është një i burgosur në Shqipëri, nën akuzën për blerje votash.

Analistë të njohur grekë shkruajnë se pjesa thelbësore e kandidimit ka të bëjë me përgjigjen ndaj reflektimit të shumë njerëzve në kampin blu, nëse Demokracia e Re po ecën në mënyrë të njëanshme drejt qendrës. Sipas prestigjiozes greke Protothema zgjedhja e tij mund të ketë edhe një mesazh simbolik, “pasi ka mundësi që në muajt në vijim zoti Beleris të qëndrojë në burg si eurodeputet i zgjedhur”

Ndërsa media tjetër greke Kathimerini shkruan këtë të enjte se mënyra se si Beleri do ta bëjë fushatën është një problem, për shkak se nga burgu i Fierit nuk mundet. Në këtë vështirësi praktike, familja e tij është thirrur të gjejë një zgjidhje. Sipas gazetës për momentin është menduar që djali i Belerit të mbajë mbi supe barrën e fushatës duke bërë takimet nëpër Greqi, ku pritet të lexojë mesazhet e të atit, të regjistruara ose të shkruara. Sigurisht duke mos harruar rrjetet sociale dhe mesazhet e politikanëve të tjerë të lartë të ‘Nea Demokratia’ në Greqi.

Fredi Beleri është në mesin e 42 kandidatëve të djathtë për eurodeputet në Greqi ndërsa Greqia mund të dërgojë vetëm 21 të tillë në Parlament. Vetë ‘Demokracia e Re’ e Kyriakos Mitsotakis ka vetëm 8 përfaqësues, të zgjedhur para 5 viteve në 2019-n. Se sa Beleri do të jetë i aftë të marrë rreth 200 mijë vota të qytetarëve grekë kjo duket si një sipërmarrje shumë e vështirë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit