-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Kryesoret

Monika Kryemadhi foli për ngjarjet brenda Partisë së Lirisë, sulmet e Ilir Metës ndaj SPAK dhe raporti bashkëshortor me Ilir Metën, përtej ndarjes politike. Përgjigjja e Kryemadhit ishte se ky raport është i ngrirë.

Blendi Fevziu: Pyetja e fundit, është personale megjithëse zgjidhni ju të përgjigjeni apo jo. Si është raporti juaj bashkëshortor me Ilir Metën?

Monika Kryemadhi: Raporti im bashkëshortor me Metën është një raport për momentin i ngrirë për shkak të konfliktit në parti se sigurisht që brenda familjes tonë, familjes së vogël, ka ndërhyrë njerëz të cilët mendojnë që duke shkatërruar pozicionimet apo lidhjet familjare do të kenë karrierë politike. Mendoj që nuk është hera e parë që unë dhe Ilir Meta kemi këto konflikte. Ne nuk kemi këto konflikte parimore, morale midis njëri-tjetrit. Konfliktet tona janë vetëm konflikte politike.

Blendi Fevziu: Të cilat reflektohen edhe në jetën private.

Monika Kryemadhi: Patjetër që reflektohen sepse në qoftë se ne jemi dy njerëz të cilët punojmë nga mëngjesi deri në darkë në politikë, sigurisht që marrëdhënia është e përditshme edhe në familje. Ajo që mua më bën përshtypje dhe që e them gjithmonë, është që njeriu sa të rrojë do të mësojë.

Mendjelehtësia më e madhe si te burrat, edhe te gratë qëndron kur mendojnë që lumturinë e tyre dhe pushtetin e tyre mund ta ndërtojnë duke rrënuar lumturinë dhe familjen e dikujt tjetër, por kjo nuk ndodh. Pse nuk ndodh? Nuk ndodh sepse marrëdhënia morale është shumë më e rëndësishme se marrëdhënia financiare.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit