Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pas hetimeve intensive të kryera në bashkëpunim me SPAK ka arrestuar punonjësin e policisë, Kryekomisarin Gazmir Preçi me detyrë Shef Sektori kundër Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës.
Ai dyshohet për veprën penale “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Gazmir Preçi i ka kërkuar 20 mijë euro biznesmenit të një lokali në Durrës dhe ka marrë shumën prej 10 mijë euro nëpërmjet shantazhit për bllokimin e aktivitetit në biznes.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan vlera monetare prej 10 mijë euro, dokumente që lidhen me ngjarjen dhe dy aparate telefonikë celularë.
Ndërkohë grupi hetimor po vijon dokumentimin e plotë me prova ligjore për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në ngjarje.