-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protesta e të premtes/ Berisha: Të gjithë nesër për të shpëtuar bashkinë e Tiranës

Kryesoret

Berisha nga arresti i shtëpisë ka folur për protestën e nesërme që do mbahet para bashkisë së Tiranës. Ai u shpreh se beteja më e rëndësishme është beteja për të çliruar Tiranën nga politikani më i urryer duke iu referuar Erion Veliajt.

“Në këtë kuadër, beteja më e rëndësishme aktualisht është beteja e të premtes fitimtare.
Beteja jonë për të çliruar bashkinë e Tiranës nga politikani më i urryer, më i shpifur që shqiptarët që kanë pasur në tërë ekzistencën e tyre.
Pse është beteja e nesërme më e rëndësishme?
Sepse prej kohësh është faktuar se në Shqipëri vepron një diktaturë me bekimin e mafies më të rrezikshme ndërkombëtare, të kryesuar nga superspekulanti, armiku i egër i demokracisë shqiptare, Xhorxh Soros dhe djali i tij, Aleksis.
Të dashur miq, diktaturat na mëson historia, nuk ikin me votë, nuk ikin me drejtësi as salla gjyqi.
Diktaturat, drejtësinë e kanë armë të tyre, njëlloj siç ka sot narkoshteti, drejtësinë e re të Dumanëve dhe Zamanëve.
Por miqtë e mi, diktaturat shkallmohen dhe historia në mëson se shkallmimi i diktaturave nis kur ato humbasin kryeqytetin.
Diktatura e Gedafit u shkallmua vetëm kur ai humbi Tripolin, kryeqytetin e Libisë.
Diktatura e Sadam Hysenit u shkallmua vetëm pasi ai humbi Bagdadin, kryeqytetin e Irakut.
Ashtu edhe Edi Rama, që sot ka më shumë pushtet se Ramiz Alia në vitin 1990, do shkallmohet sapo qytetarët të çlirojnë bashkinë e kryeqytetit nesër.” us hpreh Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit