-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Serbia burgosi zv/ drejtorin e policisë së Kosovës, SHBA: Jemi të shqetësuar

Kryesoret

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka takuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për, siç ka thënë ai, një sërë çështjesh. Megjithatë, ka thënë se në veçanti kanë diskutuar për mbajtjen e zëvendësdrejtorit të Policisë, Dejan Jankoviq, nga Serbia.

Hovenier ka shprehur shqetësimin për ndalimin e Jankoviqit në kufi të mërkurën, teksa është shprehur se shpreson në lirim sa më të shpejtë.

“Jankoviq është i njohur mirë nga Ambasada amerikane dhe të tjerë. Jemi të shqetësuar sepse është dikush që e njohim për shumë vjet, që ka investuar kohë dhe energji në Polici duke ndihmuar në integrimin e komunitetit serb në Policinë e Kosovës”, ka thënë ai, duke shtuar se Jankoviqi ka luajtur një rol të rëndësishëm edhe në ofrimin e sigurisë për objektet e trashëgimisë kulturore.

I pyetur për përgjigjen e SHBA-së ndaj veprimit të Serbisë, Hovenier ka thënë se mbështet qëndrimin e BE-së.

“Stano ishte mjaft i qartë në këtë çështje dhe se si BE-ja i sheh gjërat. Ne pajtohemi me BE-në, edhe SHBA-ja pret që të gjitha zotimet e arritura përmes dialogut të zbatohen plotësisht nga Serbia dhe Kosova”, ka thënë ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit