Ministrja Elisa Spiropali replikoi me kryetarin e grupit të PD-së, Gazment Bardhi për mocionin me debat që kërkoi deputeti demokrat për dosjen Xibraka dhe kultivimin e kanabisit.
“Në majën e delirit të madhështisë a keni ju opinion për këto meqë keni opinione për gjithçka dhe gjithkënd meqë bëni akuzatorin këtu, gjuhën e dalë nga binarët e mendjes së baballarëve tuaj në majë të thanës, të dy president të kësaj republike, të dy kryeministra, për të cilën ju sigurisht nuk mund të shpreheni vini këtu e doni të bëni sherr e rrëmujë, të na thoni një herë e mirë cfarë opinion keni për ulërimat tuaja.
Vini këtu e na drejtoni gishtin, na ngrini gishtin. Ju jeni zhytur kokë e këmbë brenda drejtësisë dhe keni vetëm dy gishtat lart dhe vini këtu dhe na flisni ne për drejtësinë. Ndërkohë që këtu vini dhe kërkoni vetëm sherr. Çohuni dhe thoni cfarë është SPAK? Organizatë kriminale apo organi që po lufton korrupsionin dhe krimin. Përgjigja u është çuar në SPAK” tha jo.
“Ju nuk guxim as t’i përmendni emrin Olsi Ramës por u foli ndërgjegjja juaj dhe e quajtët trafikant. Kjo është një cështje e hapur dhe SPAK-u duhet ta hetojë” ishte përgjigja e Gazment Bardhit.