-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ndalimi i nëndrejtorit dhe 4 policëve, Sveçla: Serbia ka bërë akt të paprecedentë

Kryesoret

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla e ka quajtur akt të paprecedent mbajtjen e zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës të nacionalitetit serb, Dejan Jankoviç dhe katër zyrtarëve policorë nga autoritetet serbe që nga dita e djeshme në Serbi.

Ai në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës ka thënë se Jankoviq nuk gjendet në këtë ceremoni pasi po mbahet pa asnjë arsyetim në Rashkë të Serbisë.

“Dejan Jankoviç, dje është ndaluar dhe po mbahet pa asnjë arsyetim në Rashkë të Serbisë edhe katër zyrtarë tjerë policorë. Ky është akt i paprecedent i Serbisë mes shumë veprimesh e sulmesh ndaj policisë së Kosovës”, ka thënë Sveçla.

Sipas tij, ky është sulm i drejtpërdrejtë i Serbisë ndaj pjesëtarëve të komunitetit serb brenda policisë së kosovës që gjejnë vullnetin dhe guximin të bashkohen në rrugën e përbashkët, që synon shërbim e siguri për të gjithë qytetarët dhe stabilitet në vend.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit