-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kushtet e reja për abortin, lindjet dhe përfituesit

Kryesoret

Ministria e Shëndetësisë ka bërë gati një projektligjin “Për shëndetin seksual dhe riprodhues” që ka si qellim garantimin e të drejtave seksuale dhe riprodhuese të individëve.

Projektligji është në fazën e konsultimit dhe ka për qëllim rregullimin ligjor kryesisht për teknikat e riprodhimit mjekësor të asistuar dhe ndërprerjen e shtatzënisë, përfshirë edhe shtatzënitë me surrogato.

Projektligji ngarkon ministrinë e Shëndetësinë me përgjegjësi për përcaktimin e e kritereve, rregulloreve dhe funksionimin e tyre në shërbim të shëndetit seksual dhe riprodhues.

Aborti, kushtet e reja

Sipas projektligjit ndërprerja e shtatzënisë kryhet në një institucion shëndetësor të akredituar publik ose jo publik, që plotëson kushtet e përcaktuara në këtë ligj dhe në udhëzimin përkatës të ministrit përgjegjës për shëndetësinë.

Ndërprerja vullnetare e shtatzënisë, kryhet sipas protokolleve të miratuara. Vendimi për ndërprerjen e shtatzënisë merret të paktën 3 ditë pas marrjes së informacionit. Në rast se afati prej 3 ditësh bën që të tejkalohen afatet e përcaktuara në këtë ligj, mjeku mund të vendosë që ky afat të mos respektohet.

Ndërprerja vullnetare e shtatzënisë mund të kryhet brenda katërmbëdhjetë javëve të para të shtatzënisë, me kërkesë të gruas shtatzënë dhe duhet të plotësojë kërkesat e mëposhtme:

a) Të kryhet nga një mjek specialist obstetër gjinekolog.

b) Të kryhet me pëlqimin e shprehur me shkrim të gruas shtatzënë.

c) Të kryhet me pëlqimin e prindit ose kujdestarit ligjor për të miturat nën moshën 16 vjeç.

(Lexo ketu shkrimin e plote).

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit