Kryeministri Kyriakos Mitsotakis deklaron se futja e Fredi Belerit në listën e kandidatëve për eurodeputet është një simbolikë e qartë për interesin që sipas tij ka pakica greke në Shqipëri.
“Dua të jem i qartë se nuk është detyra ime të flas për kandidaturat individuale, pasi kemi 42 kandidatë për eurodeputetë. Po ashtu nuk dua që në asnjë mënyrë të duket se po bëj ndonjë trajtim diskriminues në favor të ndonjë kandidati të veçantë.
Dua t’u them se kandidatura e Fredis Beleri ka padyshim një simbolikë shumë domethënëse, të cilën mendoj se e kuptojnë të gjithë ata që janë realisht të interesuar me fakte dhe jo me fjalë për të drejtat e pakicës kombëtare greke në Shqipëri”, tha kryeministri grek.
Opozita greke e akuzon kryeministrin Mitsotakis se me shpalljen e kandidaturës së Fredi Belerit si eurodeputet ka përfshirë padrejtësisht në zgjedhjet evropiane çështjet kombëtare dhe diplomatike me shtete jashtë BE-së si Shqipëria.