-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vogëlushi 7 ditë pa gjurmë! Gjyshi kyç gojën në gjyq

Kryesoret

Mesditën e sotme kanë dalë para gjykatës së Durrësit Rexhep Gjuni 60 vjeç dhe Arben Selaj vëllai i gjyshes së 3-vjeçarit, i cili prej shtatë ditësh nuk dihet se ku ndodhet. Gjyshja e fëmijës Bahrije Gjuni dhe vëllai tjetër i saj janë në kërkim. Asnjëri prej dy të arrestuarve nuk pranon që të tregojë se ku ndodhet vogëlushi.

Nëna Ile Gjuni ndodhet përpara dyerve të drejtorisë së policisë Durrës në pritje të lajmit. Kontrolle të shumta janë ushtruar në Durrës, Kukës dhe Has. Gjithashtu janë njoftuar pikat e kalimit kufitar tokësor, ajror dhe detar, duke u dhënë të dhënat e fëmijës, familjarëve, si edhe veshjet e detaje të tjera që mund të çojnë në identifikimin e të miturit.

Drama për familjen Gjuni nisi në momentin që vdiq babai i fëmijës. Bashkëshortja vendosi që të shkonte të jetonte tek prindërit e saj në zonën e ish-Kënetës. Gjyshërit kërkonin kujdestarinë e 3-vjeçarit. Për të ulur tensionet ajo e çonte djalin tek gjyshërit gjatë fundjavave, por të shtunën ata kanë refuzuar ta kthejnë fëmijën e mitur, me pretendimin se do ta rrisin vetë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit