Kryetari i PD-së së vulës, Lulzim Basha në një takim me këshilltarët demokratë në bashkitë e vendit akuzoi Sali Berishën, Ilir Metën dhe Edi Ramën. Nuk i përdori me emra konkretë, por referenca ishte e qartë.
“Nga segmenti politik i qeverisë, pazar-opozitës dhe pavionit të pacientëve me sëmundje mendore që nuk jetojnë me realitetin e njerëzve.
Njëri ka hall se po i trokasin prangat, tjetri ka hall se zullumet që ka bërë do ta zërë pavarësisht prej imunitetit dhe të tjerët kanë halle që i di e gjithë bota” tha ai.