-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Policia e procedoi, Blushi: Ballë për ballë! Këlliçi: Ky ishte spiuni brenda (FOTO)

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi pas procedimit në lidhje me tensionet e djeshme në protestën para Bashkisë Tiranë. Ai shkruan se do të jetë në ballë të protestave me çdo çmim e sakrificë.

“Policia e Partisë më paska proceduar politikisht pse u pengova prej saj të ushtroj detyrën e Këshilltarit të Bashkisë së Tiranës duke më ndaluar me dhunë të hyj në Bashkinë e Tiranës për të kërkuar informacion lidhur me dhjetëra kërkesat e opozitës drejtuar këtij institucioni të shndërruar në modelin më keq të korrupsionit dhe inkriminimit.

Pronari faktik i inceneratorit të Tiranës dhe kryetari i organizatës kriminale 5D, Erion Veliaj, ministri i Bandave, Taulant Balla, përfshi shefin e tyre, Edi Rama ta harrojnë se do të më ndalin të mbroj interesin qytetar me të tilla kërcënime ordinere që nuk trembin askënd.

Me çdo çmim dhe sakrificë do të jem gjithmonë në ballë të protestave qytetare, në mbrojtje të interesit publik, në krye të çdo aksioni politik për shkuljen nga rrënjët të Regjimit të kalbur të “Rilindjes”! Më keni Ballë për Ballë” shkruan ai. Në krahun tjetër Belind Këlliçi ka publikuar foton e një personi që pretendon se ka qenë i infiltruar brenda protestës së djeshme.

“Kush e njeh këtë bandit të infiltruar në protestën e djeshme, të na dërgojë të dhëna për të! Ky kriminel, i cili dje ka ofenduar me gjuhën më banale dhe ordinere, ka kërcënuar dhe shantazhuar të rinjtë e FRPD, do marrë përgjigjen e merituar! A është ushtar i Erion Veliajt apo i Taulant Ballës, për ne pak rëndësi ka. Dhe ky do trajtohet si çdo bandit tjetër që shkel ligjin,” përfundon Këlliçi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit