Një shqiptar ndërroi jetë në Maltë. Punëtori mbeti i bllokuar nën rrënoja, fatkeqësisht u gjet i vdekur pasi një çati u shemb në Sliema.
Dy punëtorë ishin duke kryer punime në ndërtesë. Kombësia e dy punëtorëve u identifikua se ishin shqiptarë.
Një nga punëtorët arriti të dilte vetë, punëtori tjetër u gjet i vdekur nën rrënoja.